Pak javë më parë, këngëtarja e njohur Nora Istrefi u kritikua nga ana e fansave për shkak të kërcimit provokues që bëri në klipin e këngës së saj “As ni gotë”.
Kjo ka bërë që të reagojë bashkëshorti i saj Robert Bersisha i cili tha se tashmë jemi në vitin 2018 dhe këto gjëra janë normale.
“Kam qenë gjatë gjithë kohës atje së bashku me Norën. Ajo është veshje për kërcim dhe nuk ka se si të dalë e veshur ndryshe. Madje unë lutesha që Nora ta realizonte kërcimin njësoj si në prova.
E kam përkrahur dhe do ta përkrahë gjithë jetën. Kur bëhesh nënë, jeta mbaroka sipas atyre njerëzve që kanë bërë ato lloj komentesh.
Unë do të doja që të gjitha nënat të shkonin për fitness, të ushqeheshin shëndetshëm edhe t’u dilnin bashkëshortëve të tyre sa më të bukura.
Shpresoj që shumë femra të showbizit shqiptar të duken aq mirë në moshën e Norës edhe kur të bëhen nëna. Mos të ndalojnë as fitnessin, as kërcimin, as veshjet provokative. Është viti 2018-të”, tha Roberti.