Këngëtarja Eliza Hoxha u bë zyrtarisht pak ditë më parë pjesë e politikës, duke u regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Mirëpo lidhur me anëtarësimin e këngëtares, e cila është njëherazi dhe arkitekte e njohur në Kosovë, ka reaguar gazetari Berat Buzhala. Ai i ka shkruar publikisht Elizës se armiqtë nga të cilët duhet të ketë realisht kujdes janë ato që gjenden brenda partisë së saj.
“Prej përvojës po flas: Eliza Hoxha gabon nëse mendon që armiqtë kryesorë janë jashtë partisë së saj të re. Ajo pak ma vonë do e marrë vesh që ata janë brenda selisë. E re je ti, nuk i merr vesh do punë. Une jam prej vitit 2000 në PDK. Ti atëherë ke knu. Ishalla ndërkohë ka ndryshu diçka”, ka shkruar Buzhala.