Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:50 - 29/02/20 |
mapo.al

Për këtë fundjavë pritet që vendi ynë të ndikohet nga moti i qëndrueshëm duke mos prishur planet për ata të cilët kanë menduar të udhëtojnë.


Në këtë mënyrë dita e shtunë do të ketë mot të kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare në orët e pasdites.




Por pritet që temperaturat e mëngjesit të jenë të në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga veriperëndimi shpejtësi mesatare deri në 5m/s.

Edhe dita e Diel do të nisë me mot kryesisht të qendrueshëm, por në mesditë gradualisht nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura.

Në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intesitet të ulët do të prekin zonen jugore dhe atë veriperëndimore.

Era me shpejtësi mesatare 5-8m/s, por përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës fiton intensitet deri në 15-20m/s shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.


Etiketa:

Pas