Parashikimi i motit sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Dita e sotme deri në fund të saj do të karakterizohet nga moti kryesisht i kthjellët dhe vranësira kalimtare më të theksuara në relievet malore. Në relievet malore të jugperëndimit do të ketë reshje të izoluara shiu.
Në fushën termike pritet një rënie në vlerat e mëngjesit nga 3ºC deri në 11ºC, ndërsa ato maksimale pritet të regjistrojnë vlerat nga 15ºC deri në 22ºC
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndersa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore prej orëve të pasdites erë intensive deri në 20/25m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-6 ballë.