Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavën? Zgjidhni bregdetin, moti ju favorizon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:00 - 03/09/21 |
mapo.al

Për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.






Për ditën e sotme, e premte 3 shtator, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira fare të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës dhe përgjatë relieveve malore.


Duke nisur nga dita e Shtunë mbi territorin e vendit tonë gradualisht depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por edhe intervale me diell.







Temperaturat maksimale do të shënojnë vlerat 34-35 gradë celcius.





Në relievet malore në verilindje dhe zonën e jugperëndimit, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta e shtrëngata afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë deri në 12-15m/s.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas