Aktualitet

Keni bërë plane për plazh? Moti ju zhgënjen, shtrëngata dhe rrebeshe shiu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:32 - 12/06/21 |
mapo.al

Për ditën e Shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme.






Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira në zhvillim deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.


Vranësirat do të shoqërohen me reshje e shiu të cilat do të përfshijnë kryesisht jugun dhe qendrën si dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal.








Për ditën e Diel pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.



Në zonën e veriut vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, dhe në relievet malore të kësaj zone përkohësisht reshjet do të marin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu e breshëri lokal. Shtrëngata shiu afatshkurtra në orët e mesditës parashikohen gjithashtu edhe në relievet malore në pjesën tjetër të vendit.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas