Aktualitet

“Keni frikë se LSI do shkojë për skrap?” – Meta: Unë themeloj, s’ndërroj parti














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:52 - 19/02/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka komentuar deklaratat e përsëritura të kryeministrit Edi Rama, se do ta nxjerrë LSI-në nga skena politike, se do ta çojë për skrap.





Në një komunikim me gazetarët nga presidenca, Meta tha se nuk e ka shqetësim LSI-në, dhe se nuk është nga ata që ndërrojnë parti, por që themelojnë.


Ikjen e Nasip Naços nga gjiri i LSI-së, Meta e konsideroi llum, që nuk ka ndikuar për keq tek LSI, por përkundrazi, e ka ndihmuar me rritjen e saj, falë anëtarësimeve të shumta.




Kreu i shtetit u shpreh se shqetësimet e vetme për të janë problemet e shqiptarëve.


“I vetmi shqetësim që kam për LSI, është që kështu si po sillet ai, do ta trefishojë, se e ka ndihmuar me këto marrjet, i ka treguar socialistëve sesi merr llumin dhe i vë në krye të listave.  Kush duron Monikën, që do të thotë “ia ku ndryshon drejtimi i partisë nga një burrë tek një grua”. Problemi im është pandemia, arbitrazhet. Këto janë problemet e mia, se janë të shqiptarëve.


Ilir Meta do të jetë kudo që populli të ketë besim tek demokracia dhe tek vota e lirë. Kosovën kemi shembull për zgjedhje dhe Maqedoninë për investime të huaja. Shkoni shikoni atje! Shikoni sa eksporton! Iku qeveria, atje nuk ndryshojnë politikat as ligjet. Po të dëgjosh përfaqësues të kryeministrit, e kemi lënë pas prej kohësh Gjermaninë”, – tha Meta.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas