Era e keqe e këmbëve është një gjendje e zakonshme që ndodh për arsye mjekësore. Një ndër shkaqet e erës së keqe është djersa, e cila shkakton rritjen e baktereve në lëkurë.
Këto baktere shkaktojnë erë të keqe. Infeksionet e kërpudhave mund të çojnë gjithashtu në bromodozë ose ndryshe era e keqe e këmbës. Lajmi i mirë është se, bromodoza është e shpejtë dhe e lehtë për t’u trajtuar.
Më poshtë do të lexoni disa këshilla nga Living se si të eleminoni erën e keqe të këmbëve.
-Mbajini këmbët pastër.
-Përdorni sapun dhe një furçë të butë për t’i larë këmbët një herë në ditë, minimumi.
-Lajini më mirë në mëngjes ose në mbrëmje para se të flini.
-Pastroni mirë mes gishtave, pasi aty shkaktohet dhe mban më shumë erë të keqe.
-Ndryshojini çorapet të paktën 1-2 herë në ditë.
-Ndërrojini përditë këpucët tuaja.
-Mos vishni çorape që thithin lagështirë.
-Shmangni këpucët që janë të ngushta ose mund të mbajnë lagështi.
-Merrni pak pambuk dhe alkool dhe pastroni këmbët tuaja çdo natë para se të flini.
-Lyejini këmbët tuaja edhe me kolonjën që përdorni për mjekrën ose deodorant.
-Lajini këmbët me sapunë antifungal, antibakterial.
-Për të larguar erën e keqe, përdorni listerinë ose uthull.
Dhe e gjitha kjo ka emrin: “Punoj si pastrues i kembeve te mia”.
O shoku, une skam kohe ti bej gojes dhe kokes time kaq shume sherbime, ti me flet mua per kembet!. A jeni ne kete rruzull tokesor apo jo? E kush nga ne ka kaq shume kohe sa ti trajtoje kembet 10 here ne dite sipas kesaj metode? Futja kot!
C mut lajmi eshte ky!