Shëndeti

Keni variçe në këmbë? Përdorni këto metoda për uljen e tyre




               Publikuar në : 10:50 - 13/03/19 |
mapo.al

Variçet janë zgjerim i venave sidomos të këmbëve që shihen te gratë, sidomos tek ato që punojnë në këmbë.


Të sëmurët kanë shpesh të kruajtura dhe mbingjyrosje të lëkurës si e mavijosur. Duhet mënjanuar patjetër qendrimi në këmbë, ose pas pune duhet të shtriheni sa të mundni, duke i vendosur këmbët lart.

Të bëhet masazh i këmbëve, të mënjanohet kapsllëku, ushqimet e rënda, dhjamosja e tepërt, të bëhet stërvitje dhe kalitje me ujë të ftohtë, të lyhen vendet verorikoze me pomade për ta zhdukur.

Mjekime popullore

1. Merrni 1 litër uthull dhe disa fletë hudhrash. I zieni mirë sa të bëhen si llapa, që të vendoen mbi variçe.

Pas kësaj merrni 100 gr vaj ulliri, 4 të verdha vezësh, 50 gr naftë, 1 lugë gjelle me kripë, 1 filxhan uthull. I zieni sa të bëhet pomadë. Me këtë bëni masazh në formë fërkimi të lehtë 4-5 herë në ditë.

2. Merrni 2-3 boçe selvie. Pritini feta feta dhe i fusni në një kavanoz me 300 ml alkool 75 gradë, për 4-5 orë. Si e nxirrni nga alkooli e vendosni sipër variçeve duke e mbajtur për 24 orë të fashuar në këmbë.

Duhet të vazhdoni deri në përmirësimin e plotë, 7-10 ditë. Gjatë vendosjes së fetave të boçes së selvisë në këmbën e sëmurë, jo vetëm qetësoni dhe përmirësoni dhimbjet, por damarët e ngritur zhduken gradualisht, kur janë në fazën e parë ose të mesme.

3. Për variçet përdoren fashatura elastike, ose çorape llastiku. Vendosen në shtrat në mëngjes, kur më përpara ngrihet këmba lart për disa minuta rresht. Fashatura elastike është më e mië se çorapet e llastikut.


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas