fbpx

Mapo Letrare

“Këpucët e kuqe” një arritje e ekuilibruar artistike





               Publikuar në : 15:46 - 09/11/19 |
Dan Ibrahimi

Dan Ibrahimi


Lira Bojku,“Këpucët e kuqe”, ArbëriaDesign, Tetovë



Nëse për Dino Bucatin tregimi lindë vetëm nga një mendim dhe se përpara se të ulej dhe të shkruante gjithçka kishte përfunduar në mendjen e tij, për Lira Bojkun duket sikur tregimi lindë si një gravurë emocioni me muzë të lartë që nuk përfundon para se të ulet për ta shkruar.


Ajo ka një ndjeshmëri rrëfimi me stil poetik, një lirizëm të artikuluar në mënyrë unike që e bën jo vetëm të dallueshme për nga stili në tregimin tonë të shkurtër por edhe pothuaj të pakrahasueshme për mënyrën e ndërtimit të rrëfimit të çiltër me një zhdërvjelltësi artistike sa mjeshtërore po aq edhe shprehëse.

Tregimi i Lirës është një pikturë letrare e ndjenjës ndryshe nga çfarë jemi mësuar, është një alkimi e fjalës që prodhon gjendje të lexuesit si të ishte pjesë e kontekstit. Ajo lexuesin e bënë të ndihet vetrrëfyes emocional i botës së tij në përmasat e tija. Ndonëse siç vëren me të drejtë Kim Mehmeti, tregimet e kësaj përmbledhjeje janë shumë ngjyrëshe të shumëllojshme por që i lidhë një pe i cili i bashkon në një tërësi, do të shtoja që është pikërisht kjo që tregon ardhjen e fuqishme të shkrimtares Bojku e cila nuk kishte si të mbetej pa u vën re.

Në zhurmën e madhe degraduese të botimeve të rrëmujshme që duket sikur po ia zë frymën letërsisë së vërtetë, “Këpucët e kuqe” e Lira Bojkut na shfaqet si një arritje e ekuilibruar artistike që do të zë vend në fondin e artë të tregimit të shkurtër mbase dhe të gjatë në ndërkohë.


Etiketa: , ,

Pas