Zyrtarja e PD-së, Oriola Pampuri denoncon keqmenaxhimin e situatës pandemike, duke sjellë një rast konkret, se si 13 ambulanca prisnin në radhë në orët e vona të natës tek Infektivi.
Në një postim në “Facebook”, Pampuri shkruan se si sirenat e tyre janë alarm i dështimit të kryeministrit Edi Rama me pandeminë Covid-19.
Pampuri denoncon gjithashtu vonesën e përgjigjeve të tamponit, numrin e pakët të testimeve, si dhe mungesën e rimbursimeve.
Postimi i Oriola Pampurit në “Facebook”:
13 ambulanca prisnin në radhë mesnatën e sotme tek infektivi. Sirenat e tyre janë alarm i dështimit të Edi Ramës me pandeminë. Njerëzit përfundojnë në spital, edhe sepse Instituti i Shëndetit Publik nuk e bën detyrën e vet.
- Teston shumë pak.
- Vonon përgjigjen deri në 10 ditë.
- Nuk teston për të ndërprerë zinxhirin e infektimeve.
Menaxhimi i keq, vjedhja edhe në situatë pandemie, na ka sjellë në këtë gjendje , ku njerezit harxhojnë të paktën 100 mijë lekë për një test dhe nuk marrin asnjë rimbursim, vetëm sepse Edi Rama është i paaftë të qeverisë.
Shqiptarët nuk duhet të paguajnë më dështimet e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri. Duhet ta ndryshojmë këtë gjendje me votë në 25 Prill.