Aktualitet

Këqyrje e PS, jo për militantët…














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 21/03/21 |
Zef Zefi

Partia Socialiste e Shqipërisë që me ardhjen e dullës Edi-p në krye të partisë ka filluar të “çlirohet” nga socialistët.






Edip’imi sofoklian i PS, nuk u muar seriozisht nga vetë socialistët, ndonëse “Orakulli i Delfit…” kishte folur.


Të paktën në planin shoqëror e organizativ, partia e disa katarseseve morale, etike e sigurisht politike, e kishte spostuar radikalizmin ekstremizmin komunist nga dinamikat aktive të politikbërjes.







Duke ruajtur gjithnjë një distancë interesi me ta për arsye elektorale.




Ndersa me krimin, megjithëse i ngjitej kudo si m…pas këpucës,  në një farë mënyre pati vënë një distancë “sigurie” mos trazimi. Duke e lënë këtë të fundit jashtë vendimmarrjes, dhe kur ka qeverisur në plot raste, ka bërë edhe krasitje drastike.



Nga ana tjetër progredimi i lirisë në parti pergjatë 92-2005, natyrisht me zigzaket e veta, ka qënë i padiskutueshëm, për mua edhe joshës, krahasuar me centralizmat, sektarizmat që verifikoheshin në partitë e tjera politike.

Ndersa në raport me liberalizmin lockian mendoj se ka qënë pothuajse në të njejtën distancë me formacionet e tjera politike. Që krahasuar me matrikullën bolshevike e terroriste nga vinte, ishte arritje shumë më e madhe sesa partite e tjera stanjative në këtë kontekst.

E paneglizhueshme eshtë dhe një faktor tjetër kur ka qënë në qeverisje, se qendrimi ndaj treguesve dhe parametrave makro-ekonomikë të vendit, ka qënë vazhdimisht e vemendshme.

Janë 16 vjet tashmë që Edip’rama u vertetua se nuk është specie socialisto-demokratike, dhe as liberal-demokratike.

Thjesht një anarkist e pervers, që ka shkelur e përçudnuar çdo normë morale, forumore dhe kushtetuese deri në protokollet formale të një shteti, të komunikimit publik e institucional, në parti, dhe në qeverisje vendore dhe qendrore dhe përfaqësime ndërkombëtare. Kudo ku i ka shkelur “atletja”.

Edip-i e ka çuar progresin cilësor të PS, në invers.

Nderkohë shumë më keq ka dëmtuar proceset sado anomale demokratike të vendit mbrapsht.

Me spastrimin elementit socialist nga partia, ka joshur krimin i cili s’ka nevojë të fishkëllehet dy herë, dhe komunistët radikalë duke bërë difuzionin e tyre nën etiketën propagandistike rilindje.

Kur dihet që bolshevizmi nuk ishte asisend tjetër më shumë se kaq, përjashtuar ekzekutimet “partizane” postçlirim.

Duke mos i trazuar as militantët, as ingnorantët(ata që injorojnë ç’ka ndodh rreth tyre,) mendoj se socialistët-demokratikë, shtet-dashës e atdhetarë e sidomos intelektualë e europeistë janë në momentin e tyre të artë që ti bashkohen nevojës për ndryshim.

Sigurisht pa pritur që Edip-i të vetënxjerrë sytë. Ky ndryshe nga Edipi i mitologjisë apo ai i tragjedisë, ka vendosur të verbojë Shqipërinë dhe shqiptarinë kudo.

1


Etiketa:

Pas