Aktualitet

Kërcënim i rremë për bombë në Teatrin e Shkupit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:15 - 01/12/21 |
mapo.al

Kërcënim i rremë për bombë në Teatrin e Shkupit

Nga Isak Ramadani – VOA






Policia maqedonase bëri të ditur të martën në mbrëmje se njoftimi për vendosjen e një bombe në Teatrin Popullor Maqedonas në Shkup ishte i rremë, ndërsa po heton se kush qëndron pas kësaj thirrjeje të rreme.


Policia bllokoi qendrën e Shkupit në orët e pasdites, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në një perimetër prej rreth një kilometri nga ndërtesa e teatrit dhe duke evakuar banorët e disa ndërtesave. Në mbrëmje policia bëri të ditur se nuk kishte kërcënim për sigurinë e objektit dhe as të qytetarëve.







“Po merren masa për vërtetimin e njoftimit dhe do të ketë masa dhe sanksione kundër personit që bëri njoftimin e rremë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.




Sipas medias lokale, një person ishte paraqitur në orën 16:45 në sportelin e biletave të teatrit dhe kishte kërcënuar se do të shpërthente një bombë. Ndërkaq, policia nuk i ka pohuar as nuk i ka mohuar njoftimet e medias nëse kishte një person që fizikisht ishte paraqitur duke kërcënuar.



Autoritetet e rendit thonë se ky është rasti i dytë brenda dy ditësh që policia bën kontrolle. Të hënën janë ndaluar tre persona për shkak të nxjerrjes në rrjetin social TikTok të videove me kërcënime të rreme për përgatitjen e një sulmi në një qendër tregtare në Shkup.

1



Pas