fbpx

Aktualitet

Kërcënimet, Agron Tufa largohet nga Shqipëria, kërkon azil politik





               Publikuar në : 11:23 - 03/12/19 |
mapo.al

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa, është larguar nga Shqipëria duke kërkuar azil politik jashtë vendit. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale, avokati i tij Kujtim Cakrani.


Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, – shkruan Cakrani.



Mësohet se z.Tufa i ka paraqitur dorëheqjen, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues te ISKPK, Uran Butka.



Etiketa: ,

Pas