Aktualitet

Kërcënimi i drejtorit të Aeroportit të Rinasit, kamerat fiksojnë agresorin (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:35 - 08/05/20 |
mapo.al

Drejtori gjerman i Tirana Internacional Airport Costandin Von Alvensleben ka bërë një kallëzim në Policinë e kryeqytetit pasi një person ende i paidentifikuar e ka qëlluar me gurë.


Lajmi konfirmohet për Panorama nga burime të sigurta të cilat thanë se kreu i TIA-s në kallëzimin e tij në një komisariat në Tiranë ka thënë se është qëlluar teksa ai shkonte në punë me automjetin e tij.


Në foton që shihni është personi që dyshohet se është autori, zbuluar nga kamerat e sigurisë së zonës që ka hapur policia pas padisë.



Ai nuk është identifikuar ende dhe blutë e kryeqytetit po punojnë për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e tij.

Kallezimi i Costandin Von Alvensleben është bërë për shkatërrim prone tek Komisariati nr.3 në Tiranë.

Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, teksa vetë kreu i TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës, në kallëzimin e tij.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas