Aktualitet

Kërcënimi i prokurorit, Meta: E rëndë dhe e dënueshme, duhet hetim i shpejtë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:13 - 11/06/21 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për kërcënimin e prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami. Në një postim në rrjetet sociale, Meta e cilëson si ngjarje të rëndë dhe të dënueshme. Kreu i shtetit ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të vendosen para ligjit autorët.






“Kërcënimi për shkak dhe në krye të detyrës i Prokurorit të Përmetit, z.Asllani Bajrami, është një ngjarje tepër e rëndë dhe e dënueshme.


Nevojitet një hetim i shpejtë për vendosjen para ligjit të kujdo, që guxon të kërcënojë përfaqësuesit e shtetit, për t’i penguar ata të ushtrojnë detyrën të pandikuar.







Revanshi i krimit kërkon masa të menjëhershme efektive, reaguese dhe parandaluese, nga të gjitha institucionet e ngarkuara me ligj për mbrojtjen e rendit dhe të sigurisë publike,” shprehet Meta.



Lexo edhe :  "Rama 3", SPAK i përgjigjet Metës: Të pastër, asnjë nga ministrat nën hetim

Asllan Bajrami, drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë në Përmet është kërcënuar për shkak të detyrës.



Persona të paidentifikuar kanë lënë në dritaren e zyrës së tij një fishek model 56, që dyshohet të jetë mesazh kërcënues.

LEXO EDHE:

Një fishek në dritaren e zyrës, kërcënohet prokurori Asllan Bajrami

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas