Aktualitet

“Kërcënimi”/ Lleshaj i vendos truprojë Rudina Hajdarit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:28 - 31/10/19 |
ro ot

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i ka caktuar një truprojë deputetes Rudina Hajdari, pasi ajo u ankua në Parlament se është kërcënuar me jetë.






Deputetja tashmë është marrë në mbrojtje dhe shoqërohet nga një truprojë i Gardës së Republikës.


Javën e kaluar, Hajdari tha në Parlament se ishte kërcënuar në zyrën e saj në Kryesinë e Kuvendit nga një deputet, por nuk përmendi emër. Një nga personat e dyshuar se mund të jetë “kërcënuesi” i znj. Hajdari, është kolegu i saj, Korab Lita.







Sakaq, vetë Lita e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se “Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar. Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”.



Acarimi mes deputetëve të opozitës së re, nisi rreth dy javë më parë, kur 5 nga 9 deputete të këtij grupi vendosen për shkarkimin e Hajdarit si kryetare grupi. Por më pas disa nga kundërshtarët u terhoqen dhe Hajdari vijon të mbetet kryetare grupi.



 

1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas