Aktualitet

Kërcënohen me armë punonjësit e agjencisë së bregdetit në Radhimë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 00:12 - 12/08/20 |
mapo.al

Një përplasje ka ndodhur sot mes punonjësve të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe një pronari.


Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Vlorës, rreth orës 12:10, në plazhin e Radhimës, punonjësit e Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, gjatë ushtrimit të detyrës për kontrollin e plazheve janë kundërshtuar nga një shtetas, i cili pretendonte se posedonte një hapësirë plazhi në këtë zonë.


Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. A, dyshohet se ka kanosur punonjësit për shkak të detyrës dhe më pas ky shtetas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.


Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekie të këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Etiketa: ,

Pas