Kandidati për kryetar i bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, pretendon se është kërcënuar me anë të telefonatave në adresë të tij. Ndocaj thotë se në këto telefonata i kërkohet që të tërhiqet nga gara për zgjedhjet vendore. Ndocaj ka bërë kallëzimin penal pranë Komisariatit të Policisë së Lezhës.
“Në këtë periudhë pra ditët e fundit, në këtë numër kanë filluar të më sjellin disa telefonata kërcënuese ku më kerkohet të tërhiqem nga gara elektorale, të mos shpërndaj materiale zgjedhore, se përndryshe do ta shohësh se çfarë do të të bëjnë.” -pretendon Ndocaj në proces-verbal.