Aktualitet

Kërcënohet me jetë drejtori i Aeroportit të Rinasit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:43 - 08/05/20 |
mapo.al

Në nëntor të 2019-s Tirana Internacional Airport nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, por disa muaj më vonë drejtori i saj Costandin Von Alvensleben kërkon ndihmën e uniformave blu, për të gjetur një person që e ka kanosur.


Drejtori gjerman i TIA-s është paraqitur në një komisarit të kryeqytetit duke bërë kallëzim ndaj një shtetasi që e ka goditur me gurë.


Sipas kallëzimit të referuar në polici të Alvensleben, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8 e 30 minuta në rrugën  “Dritan Hoxha ”, teksa ky i fundit ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij.


Një i ri i maskuar me një kapuç i është afruar duke e qëlluar me gurë por fatmirësisht veç dëmeve materiale, Alvensleben, nuk ka pësuar dëmtime.


Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar dhjetëra kamera sigurie të bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja ndërsa motivet mbeten të paqarta.

Ndërkohë vetë drejtori TIA-s ka deklaruar se nuk ka konflikte personale apo për shkak të detyrës. /Euronews


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas