Ikballe Berisha, themeluesja e një fondacioni fetar islamik në Kosovë, që ishte deklaruar kundër Amerikës dhe Izraelit, ka thënë se gjenerali i vrarë iranian nuk do të vdes kurrë.
Kosovarja që doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Soleimani nga SHBA-të, u arrestuar nga Policia e Kosovës ditën e sotme,-ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut hoxha.
Sipas zëdhënësit të policisë, arrestimi i Ikballe Berishës është kryer gjatë ditës së sotme dhe është ndaluar për 48 orë.
“Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës. E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente”, ka thënë Hoxha.
Themeluesja e një fondacioni fetar islamik, ka shkruar se: “Njerëzit si ti nuk vdesin, por të vdekurit që ecin mbi tokë e që mbajnë gjak kriminil, ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel”, kishte shkruar Ikballe Berisha.