Aktualitet

“Kërcënon qytetarët me ndihmën ekonomike” – Bardhi: Kallëzova Ballën në SPAK














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:14 - 25/02/21 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, njëherësh edhe drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, tha se ka kallëzuar në SPAK, Taulant Ballën.





Ai akuzon këtë të fundit se po kërcënon qytetarët për të votuar Partinë Socialiste.


Bardhi tha se persona nga shtabi elektoral i Taulant Ballës, marrin në telefon qytetarët dhe i kërcënojnë me heqjen e ndihmës ekonomike nëse nuk votojnë për PS-në më 25 prill.




Bardhi tha se ekzistojnë provat se si personat e listës janë telefonuar, dhe u është thënë se do ta humbin ndihmën ekonomike që marrin nëse nuk votojnë PS, ose në rast tjetër, u është kujtuar atyre se dyfishimi i ndihmës deri në qershor, është vepër dhe meritë e Taulant Ballës.


Bardhi theksoi se prokuroria e ka shmë të lehtë të hetojë e të verifiokojë se telefonatat janë bërë nga shtabi i Taulant Ballës, dhe se në telefon janë marrë pikërisht qytetarët që janë përfitues të ndihmës ekonomike.

Lexo edhe :  Plagosja e aktivistit të PD në Kavajë, Balla: Nuk ka background politik

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas