Kronika

Kërcënonte policin përmes profileve false, arrestohet 24-vjeçari në Kavajë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:36 - 24/11/20 |
mapo.al

Ngacmonte dhe kërcënonte një punonjës policie për shkak të detyrës, arresohet 24-vjeçari në Kavajë.



Përmes profileve false në rrjetet sociale, i riu me iniciale A.S, banues në Gosë, kërcënonte vazhdimisht jo vetëm efektivin por edhe familjarët e tij.


“Shtetasi A.S kishte një numër të lartë profilesh fallso”, njofton Policia.



Mësohet se autori i arrestuar është Ardit Saraçi, i cili ka kërcënuar një inspektor krimesh në Kavajë, pasi ky ka marrë pjesë në kontrollin e banesës dhe arrestimin e tij në vitin 2019 për posedim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje.



Përmes mesazhe në rrjetet sociale, 24-vjeçari akuzonte punonjësin e policisë për arrestimin e tij.


Policia: Pas një hetimi 6-mujor, duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar, Njësia e Hetimit të Krimeve Kibernetike ka kryer hetime të plota në lidhje me kallëzimin e marrë nga një punonjës policie i cili ndihej i kërcënuar në rrjetet sociale, për shkak të detyrës, nga një shtetas i panjohur.

Pas kryerjes së hetimeve, Njësia C për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Kavajë për masën e sigurisë “Arrest në burg”për shtetasin:

A. S., 24 vjeç, banues në Gosë, Kavajë, me precedentë të mëparshëm kriminal, pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia C – Hetimi i Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas kishte hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme.

Nëpërmjet mesazheve që dërgonte nga këto profile të rrjeteve sociale kanoste në mënyrë të vazhdueshme punonjësin e policisë dhe familjarët e tij, për shkak të detyrës që ky punonjës kishte kryer.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas