fbpx

ShowBizz

Kërceu vallen e Tropojës me bikini, ‘kryqëzohet’ Aurela Hoxha






               Publikuar në : 14:56 - 11/09/19 |
mapo.al

Aula Hoxha po përballet me një breshëri kritikash, për shkak të një videoje ku shfaqet në një jaht duke kërcyer vallen e Tropojës me bikini.


Ndjekësit e saj në “Instagram” shprehen se këto të fundit nuk janë veshja e duhur për muzikën në sfond. Madje, ka edhe nga ata që e cilësojnë ofendim për folklorin shqiptar. Mirëpo, Aurela nuk e kursen përkundrejt tyre ironinë.



“Kjo nuk është këngë për t’u kërcyer e zhveshur. Është një perlë e folklorit shqiptar, por që shumë gjynah, nuk i shkon kjo video”-shkruan një ndjekës. “Po ti vishu normal njëherë, pastaj shko tek tradicionalja. Ose vishu si të duash, por të lutem mos na i shëmto këngët me këto pamje”-shkruan një tjetër. “Do të ishte më mirë të mos e postoje këtë video pothuajse gjysmë nudo”-komenton një i tretë.

“Epo në plazh nuk mund të ketë njeri me vete veshje tradicionale, ndjesë”- shkruan Aurela.

https://www.instagram.com/p/B2Pi_NMAUdC/


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas