Aktualitet

Kërcyen në dasmë/ Pezullohen nga detyra 4 efektivë policie














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:30 - 21/08/20 |
mapo.al

Një video u bë virale ditën e djeshme në rrjetet sociale, ku shiheshin tre persona me uniformë police teksa kërcejnë në një dasmë të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për masat kufizuese të marra ndaj COVID-19.






Policia e Shkodrës njofton se janë marrë masa për katër efektivë në Malësinë e Madhe, e tre shefa policie dhe se tre efektivët që u shfaqën duke kërcyer në dasmë janë pjesë e Policisë së Burgjeve.


Gjithashtu u gjobit pronari i lokalit ku u zhvillua dasma.





Njoftimi i policisë



Policia njofton se: “Menjëherë pas transmetimtit në rrjetet sociale për një ceremoni martesore të organizuar në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, dhe në këtë aktivitet u shfaqën disa punonjës policie të IEVP (burgu) Reç, Malësi e Madhe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi ngritjen e një grupi kontrolli për nxjerrjen e përgjegjësive. Nga verifikimet e kryera nga grupi i kontrollit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, u evidentua lokali ku ishte zhvilluar dasma dhe u ndëshkua me 1.000.000 lekë gjobë, për organizim dasme në kundërshtim e Aktin Normativ, pronari i lokalit shtetasi E. R, banues në Malësinë e Madhe”.



“Nga verifikimet e kryera rezultoi se punonjësit e policisë që mbulojnë zonën policore Specialisti i Policisë Kriminale shtetasi J. R., Inspektori i policisë së zonës N. R., dhe dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme S. K., dhe A. M.) nuk kishin ushtruar kontroll për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe për këtë shkelje të rëndë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra. Gjithashtu po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas inspektimit të bërë nga grupi i kontrollit i ngritur për këtë qëllim, Drejtoria e Standarteve Profesionale ka filluar ecurinë disiplinore për shkelje të rëndë për Shefin e Komisariatit të Malësisë së Madhe L. N; Shefin e Rendit S.K; dhe Shefin e Hetimit të Krimit K.C”, thuhet më tej në njoftim.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas