Aktualitet

Kërkesa e PS: Pse duhet të shkarkohet Arben Malaj (Dokumenti)






               Publikuar në : 12:12 - 16/07/19 |
mapo.al

Grupi parlamentar i PS i ka dorëzuar kryesisë së Kuvendit kërkesën për shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Në kërkesën prej 9 faqesh të socialistëve janë renditur arsyet dhe motivet e këtij shkarkimi po nga ata të cilët e votuan Malaj në këtë detyrë.


Grupi parlamentar socialist argumenton se: “Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim zoti Arben Malaj i emëruar nga Kuvendi si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ka pasur sjellje konstante dhe dalje publike dhe deklarim të qëndrimeve personale dhe të natyrës politike të palidhura me politika mbikëqyrje të Bankës së Shqipërisë dhe që nuk gjejnë asnjë referim në çështjet diskutuara në veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë apo që të mund të klasifikohen si veprimtari në shërbim të edukimit të publikut mbi tregun bankar”.

Kërkuesit e shkarkimit të Arben Malajt theksojnë më tej: “Në vlerësim të sjelljes në raport me publikun mund të konkludohet se Z. Arben Malaj në cilësinë e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për edukimin e tij ose për informimin e publikut për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës në kufijtë e lejuar nga legjislacioni fushës”.

<
>
dokumenti1 dokumenti2 dokumenti3 dokumenti4 dokumenti5 dokumenti6 dokumenti8 dokumenti7

28 deputetët firmëtar të kësaj kërkese shkarkimi mbërrijnë në konfuzionin se “Temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike të ndryshme nga politikat e rregulluara dhe mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë në kundërshtim të hapur me fushën e kompetencave të ushtruar si anëtar i këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Nga ana tjetër, ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj shkroi në rrjetet sociale se ka marrë mesazhe kërcënuese nga Taulant Balla pasi ka refuzuar ndërhyrjen në veprimtarinë e Bordit drejtues të BSH. “Kërcënimet paralajmëruese mi ka dërguar Taulant Balla pas mospranimit të ndërhyrjes së tij edhe me SMS me rekomandime partiake në proceset përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësim është i protokolluar në mbledhjen e Bordit te BSH”, thuhet në reagimin e Arben Malajt. /Top Channel/

LEXO EDHE:

PS kërkon shkarkimin, Arben Malaj: Balla më ka kërcënuar me SMS


Etiketa: , , ,

Pas