Kreu i grupit parlametar të Partisë Socialiste, Taulant Balla doli sot në një deklaratë për mediat nga ambjentet e jashtme të Kuvendit.
Fokusi i deklaratës së Ballës ishte kërkesa e institucionalizuar e PS për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.
“Prej ditës së premte është institucionalizuar kërkesa e rreth 50 deputetëve që kanë depozituar kërkesën për fillimin e shkarkimit të Presidentit. Lidhur me vlerësimin se Presidenti para dhe gjatë fushatës ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën. Duke u nisur nga një rezolutë e mëparshme, që i kërkon të kthehet në binarët e kushtetutës për detyrën. Nuk ka ndodhur dhe pas kësaj rezolute ka vazhduar të kryej veprime në kundërshtim me ligjin. Kuvendi do të shprehet me këtë kërkesë. Kjo i plotëson të gjitha kushtet. Do kaloj në Komisionin e ligjeve më pas që do të hetohet nëse ka kryer shkelje. Kuvendi ka tagrin për të ushtruar detyrën deri më 8 korrik. 60 ditë sipas Kushtetutës. Derisa komisioni i ligjeve ta shqyrtojë kërkesën.”
“Besoj që në dokumentin e plotë që kemi paraqitur janë provat e domosdoshme që argumentojnë qëndrimin tonë dhe janë prova të nevojshme për të iniciuar procedurën e iniciuar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta” tha Balla.
LEXO EDHE:
Kërkesa e PS për shkarkimin e Metës- Kuvendi e vendos në kalendarin e punës