Kryesore

Kërkesat ndaj qeverisë, Liga e Futbollit pritet të përshkallëzojë protestat








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 14/09/20 |
mapo.al

Liga Profesioniste e Futbollit pritet të përshkallëzojë protestat nëse qeveria nuk miraton kërkesat e bëra prej më shumë se një muaji për daljen nga kjo situatë e vështirë ku gjenden klubet.


Burime pranë Ligës bëjnë me dije se nuk do të ketë kthim pas dhe se drejtuesit e klubeve janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund kësaj beteje. Mësohet se javën e ardhshme, në ditën kur ishin caktuar për t’u luajtur ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit dhe çifteve përkatëse, skuadrat do të zbresin në fushën e lojës, por për të protestuar e jo për të luajtur.


Futbollistët do të lexojnë kërkesat e Ligës Profesioniste të Futbollit drejtuar qeverisë e më pas do të largohen nga fusha, duke vijuar bojkotin.


Gjithashtu, mësohet se format e protestave do të jenë nga më të ndryshmet, ku përfshihet edhe dalja e futbollistëve me uniforma në bulevardin përpara kryeministrisë në mënyrë që të tërhiqet vëmendja e të gjithë opinionit publik.


Liga Profesioniste e Futbollit i ka bërë thirrje gjatë këtyre ditëve thirrje komunitetit shqiptar të sporteve, shoqërisë civile dhe opinionit të gjerë shoqëror të bashkohen me kërkesat e klubeve dhe të mbështesin futbollin.

Klubet i kanë paraqitur qeverisë disa kërkesa dhe më konkretisht uljen e TVSH-së në masën 6%; faljen e gjobave dhe kamatëvonesat e detyrimeve tatimore, fiskale e të sigurimeve të prapambetura; efektet e pezullimit të tatimit mbi të ardhurat personale të lojtarëve, të shtrihen nga 2 në 10 vite; të miratohet ligji i vërtetë i sponsorizimeve, në vend të mashtrimit të qeverisë, që sot propagandohet si ligj sponsorizimi për Sportin.


Etiketa: , , ,

Pas