Aktualitet

Kërkohej në Belgjikë për tentativë vrasje, arrestohet në Morinë 52-vjeçari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:56 - 22/01/21 |
mapo.al

Policia e Kukësit ka arrestuar një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika.





Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimin në shtetin belg.


A.V 52 vjeç, banues në Skalloc, Kosovë, u ndalua në pikën kufitare të Morinës.




“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Frenge e Shkallës së Parë të Brukselit, Belgjikë , ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tenativë”.


Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957″, njofton Policia e Shtetit.


1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas