Aktualitet

Kërkohej nga Italia për emigracion të paligjshëm – Arrestohet i riu në Pogradec








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 14/01/21 |
mapo.al

Pogradec – Vendoset në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për emigracion të paligjshëm.



Bëhet fjalë për Majerdi Meko, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.


I riu u arrestua pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi penal italian.



Tashmë pritet që 33-vjeçari të ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë.



Njoftimi i Policisë:


Pogradec

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 33-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Majerdi Meko, 33 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arrestin për këtë shtetas, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar atë me 5 vjet dhe 6 muaj burg, për veprën penale “Emigracion i paligjshëm”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas