Aktualitet

Kërkoheshin për kultivim kanabisi, arrestohen 2 persona në Nikël














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:00 - 17/11/19 |
mapo.al

Dy persona të shpallur në kërkim që vitin 2018, pasi dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim” janë arrestuar në Nikël, të Krujës.






Operacioni i koduar “Lokalizimi”, bashkëpunim i Policisë së Pukës dhe asaj të Krujës, vunë në pranga shtetasit:


-A. B. 33 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë







-G. N. 40 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.




“Pas hetimeve proaktive të kryera nga Policia e Pukës, në bashkëpunim me Prokurorinë, rezultoi se këta shtetas në bashkëpunim dhe me shtetasin J. Gj. (i arrestuar 2 ditë më parë) dyshohen si autorë të veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, ndodhur në vitin 2018 në Fushë Arrëz , si dhe për “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

Lexo edhe :  Operacioni antidrogë në Pukë e Mirditë, SPAK: Grupet bashkëpunonin me policinë


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprime të mëtejshme.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas