Aktualitet

Kërkoheshin për trafik droge, ekstradohen nga Franca dhe Italia 2 shqiptarë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:36 - 19/02/21 |
mapo.al

Kapen nga Interpoli në Francë dhe Itali dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, 2 shtetas të kërkuar. Në Francë arrestimi dhe u ekstradua drejt vendit tonë, i shtetasit Tom Kaçi, 51 vjeç.





“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shtetasi Tom Kaçi, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në muajin tetor të vitit 2013, në fshatin Bulshar, komuna Orosh, Mirditë, ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut. Gjithashtu, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romë/Itali, u bë i mundur arrestimi në Itali dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A. Q., 25 vjeç” – njofton policia.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin e datës 15.01.2019, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe :  I dënuar për vrasje në Itali me 16 vite burg - Pranga të shumëkërkuarit në Fier (EMRI)



Shtetasi A. Q., në bashkëpunim me shtetasin I. K., dyshohet se ka trafikuar një sasi lënde narkotike drejt Malit të Zi.


1



Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas