Kryesore

Kërkohet drejtësi, protesta zhvendoset sot te SPAK





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:24 - 21/05/20 |
mapo.al

Protesta e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit do të zhvendoset sot para SPAK, ku më herët është depozituar njëkallëzim penal për shembjen e teatrit. Akuzat bien kryesisht mbi Kryeministrin Rama dhe KryebashkiakunVeliaj, për korrupsion dhe tentativë vrasje. Një reagim ka ardhur sërish nga organizata Europa Nostra, e cila shprehet se kërkesës së tyre për mosprishjen e teatrit qeveria iu përgjigj me heshtje. ATM nis mbledhjen e firmave nga qytetarët ku kërkon rindërtimin e teatrit ashtu siç ishte.


Aleanca për mbrojtjen e Teatrit do të organizojë sot një protestë përpara ambienteve të Strukturës sëPosaçmeAntikorrupsion dhe krimit të organizuar, ku më herët ka depozituar dhe njëkallëzim penal për ngjarjen e 17 majit. Regjisori Robert Budina tha se kjo protestë ka për synim nxitjen e Prokurorisë për t’i shkuar deri në fund kësaj ngjarjeje, e cila në qendër tëtë akuzuarve ka kryeministrin dhe kryebashkiakun e Tiranës.


Gjithashtu,Budina u shpreh se Aleanca do shkojë qytet më qytet për të mbledhur firmat e qytetarëve në një peticion, ku do iu kërkohet qeverisë dhe organizmave shtetërore, rindërtimii teatrit ashtu siç ishte para shembjes.“Nesër (sot) në orën 11:00 jeni të ftuar para SPAK t’i nxisim të fillojnë hetimet. Kemi depozituar dy kallëzime në SPAK për kryetarin dhe nënkryetarin e bashkisë për korrupsion, dhe tani për vrasje në tentativë”, u shpreh ai duke këmbëngulur se “duhet të dalin para drejtësisë porositësit e sulmeve, ekzekutuesit, njësia që e kreu, institucioni që duhet ta mbronte, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, që e la të shkatërrohej, të gjithë drejtorët që vendosën firmën në një raport të pakryer asnjëherë, apo dhe inxhinierët që kanë firmosur pa qenë asnjëherë në godinë”.


Sipas Budinës, nëse “drejtësia nuk vepron, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre me të gjitha format”. Më tej Budina shtoi se “Nga dita e pasnesërme (nesërme) do dalim qytet më qytet të mbledhin firmat që teatri të jetë aty ku duhet. Nëse nuk reagon prokuroria do bëjmë me dije si do veprojmë. Ne do fitojmë me paqe dhe qytetari. Se kur do të vazhdojmë në Tiranë do ua bëjmë me dije”, përfundoi ai.


Folësit

Një prej atyre që morën fjalën në protestën e djeshme ishte dheKryetari i Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, BojkenAbazi,i ciliishte mes të arrestuarve për protestën e 17 majit. Abazi tha se qeveria dhe të gjithë ata që kanë gisht në shembjen e Teatrit Kombëtar, janë kapur në flagrancë duke kryer një krim institucional. “Na thanë që na kishin kapur në flagrancë në protestë për protesta, por në fakt i kemi kapur ne ata në flagrancë. I kemi kapur në flagrancë duke kryer një krim institucional. Lajmi më i mirë që mora atje në paraburgim ishte se protesta ende vazhdon. Ne do ta vazhdojmë rezistencën.

Kjo rezistencë nuk do të ndalet për asnjë çast”, tha Abazi. Interesante në protestën e djeshme ishte dhe fjala e vajzës së besimit mysliman e cila u shoqërua në komisariat nga policia atë ditë. “Në këtë shesh, isha një nga ato besimtaret që përjetuam përballjen me forcat e policisë së Edi Ramës dhe ende shpresonim se mund të shpëtonim pjesën e mbetur të teatrit. Në rajon më thanë se çfarë do ti me protestë, a nuk je në agjërim dhe se duhet të rrish në shtëpi. U habita se si një shef policie bën një pyetje idiote. I thashë se në asnjë fe njeriu duhet të rrijë në shtëpi dhe të mos mbrojnë vlerat e tyre kombëtare.

Ata janë aq budallenj sa nuk kuptojnë se çfarë është primare. Unë nuk e prisha agjërimin sepse nuk doja të ndihesha e fyer. Pasi na morën atë që e kishim të shtrenjtë, atë godinë ku edhe zërat e zogjve këndonin ndryshe, për inat të policisë nuk e prisha agjërimin. Ata duan të marrin çdo gjë materiale dhe fizike tonën. Për vite e vite po bëhen padrejtësi të mëdha. Kjo revoltë është për të gjitha marrëzitë, padrejtësitë dhe hajdutllëqet që ky njeri po bën në këtë vend. Në një kohë kur njerëzit nuk kanë çfarë të hanë dhe ti ndalon edhe shoqatat humanitare. Vetëm, një batakçi apo një kriminel mund ta bëjë këtë gjë. Policët e Edi Ramës kujtojnë se njerëzit vijnë këtu për ndonjë interes material, kujtojnë se njerëzit mund të blihen. Atë ditë u shtypa si individ. Duhet t’ua tregojmë vendin këtyre”, tha ajo.

Paralelisht me Tiranën, për çështjen e Teatrit është protestuar dje dhe në Shkodër dhe në Durrës. Madje në qytetin bregdetar, ka pasur dhe arrestime ku sipas informacioneve është shoqëruar në komisariat nga policia kreu i FRPD Artion Bajramaj.

Europa Nostra

OrganizataEuropa Nostra që merret me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendeve evropiane,ka reaguarsërish dje në lidhje me shembjen e teatrit kombëtar në Tiranë. Sekretarja e përgjithshme e kësaj organizate SneshkaMihailoviçtha se federata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e kishte lajmëruar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakunErionVeliaj që më 17 janar se Teatri Kombëtar me shumë gjasa do të futej në listën e 7 vendeve më të rrezikuara në Europë.

“E njëjta letër ju dërgua kryebashkiakut të Tiranës, kryeministrit dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë, duke i informuar ata se teatri ishte vendosur në listën tonë prej 14 vendesh dhe me gjasa do të vendosej në listën me 7 vende dhe ne po ofrojmë ekspertizën tonë, po ofrojmë të vijmë e të flasim me ta, me të gjitha palët e përfshira, shoqërinë civile dhe ekspertët për të gjetur së bashku zgjidhjen për ta shpëtuar këtë godinë dhe për të gjetur një zgjidhje alternative për projekte të tjera zhvillimi që po diskutohen për Tiranën. Por në vend të kësaj, nuk morëm asnjë përgjigje për letrën e 17 janarit.

Do t’jua dërgoj një kopje të letrës, dhe së fundmi, përgjigjja që ne morëm ishin ekskavatorët e dërguar në mes të natës të dielën e kaluar, për të rrafshuar jo vetëm godinën, por edhe brendësinë e teatrit me kostumet dhe arkivat, duke e kthyer në rrënoja të gjithë historinë. Nuk mendojmë se kjo ishte përgjigjja që meritonim dhe prisnim nga autoritetet. Dhe veçanërisht jo ne, por qytetarët e Shqipërisë meritonin një përgjigje ndryshe nga autoritetet,” deklaroi Mihailoviç.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas