Kryeprokurorja Ina Rama theksoi dje se hetimet duhet të vazhdojnë dhe në funksion të këtij qëllimi do të kryhen hetime ndaj disa deputetëve të Kuvendit. “Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar kuvendit dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit te deputetëve socialistë Besnik Baraj, Tom Doshi dhe Taulant Balla, me qëllim hetimin e tyre”, tha Ina Rama. Kryeprokurorja ka sqaruar se roli i saj ne 21 janar dhe ne hetimet për këtë ngjarje ka qenë vetëm si kryeprokurore, ndërsa theksoi se nuk ka patur bashkëpunim me kreun e opozitës Edi Rama. Pas kërkesës së prokures së përgjithëshme për heqjen e imunitetit të deputetëve socialistë Taulant Balla, Tom Doshi dhe Besnik Bare, dy prej tyre kanë reaguar nëpërmjet deklaratave për median. “Ne jemi gati të heqim imunitetin e cdo deputeti që kërkon prokuroria, por të hetosh Besnik Baren e të mos hetosh Saliun është qesharake!”, tha Balla. Ndërsa deputeti Tom Doshi, në fillim të deklaratës shprehu gatishmërinë e tij të menjëhershme për t’u vënë në dispozicion të hetimeve për 21 Janarin.