Kryesore

Kërkohet një mendim për Veliajn/ Formulari i protestës sot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:12 - 20/05/20 |
mapo.al

Protestuesit sot para Teatrit kanë shpërndarë dhe ngjitur në shtylla dhe në pemë, një formular.


Ata kërkojnë një mendim për Erjon Veliajn, kryetarin e Bashkisë së Tiranës që mori vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar, që po e mbron këtë vendim në publik, dhe që po kërkon mbështetje për projektin e ri.


Një projekt që përfshin kulla dhe qendra tregtare.


Erjon Veliaj, ka qënë këto ditë personi më i kontestuar dhe anatemuar në publik. Kjo për shkak se pranoi me zell të zbatonte idenë e vjetër të bosit të tij, për shembjen e Teatrit.


Veliaj besohet se është në kurbën e tij më të ulët të karrierës, çka do t’i kushtojë gjatë edhe në të ardhmen.

Është kjo arsyeja mesa duket që mbrojtësit e Teatrit dhe protestuesit kanë nisur një fushatë kundër tij, me këtë gjetje origjinale, teksa shpërndajnë formularë për Veliajn, ku kërkojnë mendimin e qytetarëve për të.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas