Tuesday, May 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kërkohet një Noe

by mapo.al
03/08/2021
in Aktualitet, Kryesore, Op Ed
0

Dua të besoj te fuqia e imagjinatës se krizat dhe kohët traumatike që zhysin një vend në dëshpërim, mund të shërbejnë për gjetjen e një momenti kthese. Vende si yni, pa ndonjë nivel racionaliteti për t’i dhënë fund tranzitologjisë, nuk e kanë të lehtë të tejkalojnë këtë stad foshnjor demokracie drejt progresit të saj.

Bajatosja dhe banaliteti i jetëve, lundron në nanizmin e pafundmë të demokracisë sonë iluzive. Secili njeri normal vuan në një apo në një tjetër formë, kush më pak e kush më shumë, parritjen, papjekurinë e drejtuesve. Kriza të njëpasnjëshme krijuar nga njerëz krizë të cilët nëpërmjet krizave të shkaktuara nga ata, rrisin kreditet e tyre politike dhe sidomos ekonomike.



Çdokush që vazhdon të qëndrojë këtu gati-gati heroikisht, duket sikur ka rënë në paqe me faktin se mbetet peng i konfliktualitetit permanent.

Në një kohë kur bota fluturon në përjetimet e ndryshimeve të mëdha në shkencë e art, te ne një burrë vetulltrashë, ish-ministër andej nga fundi i regjimit, pa ndonjë botim shkencor, emërohet (jo zgjidhet) kryetar i Akademisë së Shkencave sapo i shet partinë një oligarku të njohur në bëmat e veta. Ç’ironi!

Artistët kudo nëpër botë, janë opozita e përhershme e çdo pushteti, zërat e lirë dhe të arsyeshëm që nuk shesin shpirtin dhe nuk rreshtohen përkrah politikës që përkrah mafien dhe që vepron si e tillë me pasuritë publike.
Te ne, gjen shfaqje pështirosjeje të disa artistëve në mbështetje të pushtetit në ditë fushatash.

Intelektualë të vetëshpallur e të mbetur në tentativë, trupërisht e shpirtërisht të shitur, që udhëzojnë plot mbushamendje mitizuese publikun e “painformuar” mbi punëmbaruarit që duhen votuar. Shumicën prej tyre e zë libri, u krijohen të përziera nëse hapin një të tillë.

Kur të shkruhet iliada jonë, turbokapitalistët tanë meritojnë një vend të posaçëm në një rreth ferri të krijuar vetëm për ta.

Mbretërojnë disa lloje heshtjesh. Antiheronj të përhitur e të pazëshëm. Vello heshtjeje shurdhuese dhe amështi neveritëse e gatishmërisë për rreshtim.

Copa heshtjesh të shpërndara kudo. Dëgjohen vetëm qypas, tek psherëtijnë gjatë ushtrimit të sportit tonë kombëtar, pirjes së kafes.

Njeriu për të merituar këtë emër, është gjithmonë në revoltë kundër shtypjes, grabitjes dhe gjendjes njerëzore. Një gjendje që nuk e kemi zgjedhur vetë.

Udhëheqësit përgjatë historisë sonë plagëshumë, sillen si despotë të vegjël e diktatorë paranoikë. Tipa të frustruar të sojit “shikomëni mua”. Të dehur nga prozhektorët dhe kanoçet e famës. Rrethuar nga epope të paaftësh plot sulltanizma. Të kallur në terrin e një varfërie të brendshme. Pa kurrfarë dhembshurie dhe pa asnjë dashuri birërore për vendin dhe njerëzit. Pa asnjë frikë ndaj Zotit. Pa ide. Pa vizion. Abuzues të pashoq. Gërdalla që lodrojnë në fate dhe ëndrra brezash.

Shqiptarët kanë parë te shteti i tyre, dikë që të plaçkit, të gjobit, të mashtron, të zapton. Kanë parë jo pa të drejtë, hajdutin e djersës së tyre.

Fëmijët ende tremben tek shohin një polic. A thua e dinë në atë moshë të njomë se uniforma e tyre është tenderuar sa rroga vjetore e prindërve. Nuk edukohen duke kuptuar se ai është shteti dhe shteti është krijuar për të mbrojtur e mbështetur shtetasit.

Matanë çdo revolte, duhet shtruar pyetja se ç’duhet bërë. Përgjigjja e atypëratyshme është se duhen hequr njerëzit krizë.

Kërkohet një Noe.

Një Noe ndërgjegjësues për të mos ndodhur përmbytja. Të shpëtojë nga përmbytja kombin, vlerat morale, kulturën, të na shpëtojë nga një përmbytje shkombëtarizuese që rrezikon të ndodhë. Të shpëtojë shoqërinë nga cikli sifizian i fatalizmës së vitit zero tek hyjmë e dalim nëpër shekuj të përhumbur.

Një Noe me një idealizëm epik. Dikush që fëshfërit këtë agoni. Këtë rruzull dhimbjesh. Që morrit këtë plogështi servile. Që shpëton turmat nga brohoritjet partizançe.

Një Noe që lind në këtë Betlehem tonin dhe që rritet me një dashuri deri në dhimbje për njeriun, atdheun. Një “My Captain!” të nxjerrë nga Whitman për një anije me vela të çorientuara.

Noe mund të mos jetë një njeri. Arka e tij mund të jetë një ekip. E udhës do të ishte të ishte një arkë-sistem. Një kanalizim energjish te vlerat, ku udhëheq meritokracia, sundon ligji. Ku pjesëmarrja, protesta, opozitarizmi është vokacion.

Popujt që nuk kanë arritur të ndërtojnë një sistem ku qytetarët hyjnë në interaksion të organizuar, janë zhdukur. Kemi nevojë për një sistem që zë fill nga familja. Familja e shëndoshë shqiptare, solidariteti i një shkalle të epërme, është bastioni i fundit i padorëzuar ende i rezistencës së vlerës morale.

Pa një sistem nuk ka fitore as në luftë dhe as në paqe. As në politikë, ekonomi, kulturë, sport. Lipset një kapiten i dashuruar vendin. Me privilegjin e detyrës e lartë të caktuar nga sovrani, fati.

Me besimin në Zot. Pa Zotin nuk ka dashuri – thuhet diku. Të lutemi për ca thërrime durimi që Noe të vijë. Jam besimplotë se e keqja e ka një fund.

Deri atëherë, me sytë nga qielli të lutemi për të mos patur shi.

Tags: Genti Çela

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

05/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Me 176 km/h, policia ndalon drejtuesin e automjetit në Tiranë-Elbasan (VIDEO)

Me 176 km/h, policia ndalon drejtuesin e automjetit në Tiranë-Elbasan (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In