Dy policë, Pierluigi Rotta dhe Matteo De Menego, të dy 30 vjeç, humbën jetën këtë pasdite në Trieste gjatë një shkëmbimi zjarri me dy hajdutë. Të shtënat ndodhën në Selinë e Policisë në Trieste. Sipas autoriteteve policore, dy vëllezërit ishin shoqëruar në Selinë e Policisë pas një kontrolli për grabitjen e një skuteri.
Referuar mediave italiane, njëri prej dy të arrestuarve kërkoi të shkonte në tualet dhe arriti t’i vidhte armën njërit prej policëve. Në përpjekje për t’u arratisur, ai qëlloi një polic në ambientet e brendshme të Komisariatit. Hajduti ia doli që përmes një kalimi nëntokësor të dilte jashtë, ku dhe qëlloi edhe efektivin e dytë duke e lënë të vdekur.
Rruga përballë komisariatit u rrethua nga kordoni i policisë. Një prej tyre tregon se i riu nga Republika Domenikane, me armë në dorë kishte tentuar që të vidhte një makinë policie për t’u arratisur, por nuk ia doli duke u vënë në prangat e policisë.