Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi sot në Kuvend se, mazhoranca nuk ka përfshirë në rendin e ditës kërkesat e PD-së. Në fjalën e tij, ai tha se është depozituar kërkesa për ngritjen e komisionit për investimet strategjike.
Debati në Kuvend:
Alibeaj: Edhe dje ju nuk e përfshitë në rend dite, besoj që kjo është shkelje së paku flagrante e rregullores. Këto ishin shkaqet për të cilat do duhet që ky Kuvend jo vetëm të mbrojë të drejtat e deputetëve por dhe të veprimtarisë normale të marrë masa për të rikuperuar situatën e rëndë të krijuar dje në konferencën e kryetarëve.
Felaj: Nuk iu referova kërkesave për procedurë, që iu paraqitët dje në Konferencën e Kryetarëve, por iu referova propozimit të zotit Balla për të bërë një shtesë në kalendarin e punimeve të Kuvendit lidhur me mbajtjen e një seance plenare në datën 7 korrik në nder të përkujtimit të viktimave nga gjenocidi serb në Kosovë.
Alibeaj: Zonjë, ajo se çfarë u përpoqa t’ju shpjegoj është fakti që ju keni detyrimin e gjithë ky parlament të respektojnë rregulloren. Çdo kërkesë që përmbush ekstremitetet, të futet në rend dite e diskutohet janë elementet minimal për rregullshmërinë. Kërkesat tona i plotësonin këto elementë. Nëse ka kërkesa të tjera, sipas rregullave të procedurës, për ne s’ka asnjë problem, ne kërkojmë zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë. Dje ajo kërkesë u paraqit në konferencë nuk na u shpërnda paraprakisht. Nëse ka kërkese për atë përmbajtje për atë datë depozituar është e mirëseardhur do e keni mbështetjen tonë në këtë pikë.