Politika

Kërkojnë lirimin e Bardh Spahisë, FNSH blindon Gjykatën e Shkodrës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:29 - 22/06/19 |
mapo.al

Ditën e sotme do të jepet masa në Gjykatën e Shkodrës për ish-deputetin e PD-së Bardh Spahia. Ai është transferuar nga kryeqyteti drejt Shkodrës, për t’u njohur me vendimin e togave të zeza. Ndërkohë mbështetës dhe simpatizantë të PD-së janë mbledhur për të protestuar para Gjykatës, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm pasi e cilësojnë si një arrestim politik. Kordon policie dhe forca FNSH-je kanë blinduar ambientin para Gjykatës së Shkodrës.


Ndërkohë, jashtë ambjenteve të Gjykatës ka folur për mediat edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi. Ajo është shprehur se beson që në këtë vend ka akoma gjyqtar që vendosin drejtësi.


“Unë besoj se në këtë vend ka akoma gjyqtarë që mund të vendosin drejtësi dhe besoj se sot Gjykata e Shkodrës do të japë vendimin e duhur. Ne luftojmë për demokraci dhe nuk ndalemi. Pashë që policia është e pajisur me kundragaz. Është absurde sepse ne nuk jemi këtu për luftë, por për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë”, është shprehur Ademi.


Ndërkohë sot do të jepet masa edhe për 8 punonjësit e bashkisë Shkodër.



Etiketa: , , , ,

Pas