Aktualitet

Kërkon rikthimin në detyrë, Apeli shqyrton ankimimin e Luan Dacit me 5 qershor





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 01/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Apelit caktoi sot datën 5 qershor për shqyrtimin e ankimimit të Luan Dacit. Trupi gjykues përbëhet nga Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimiter Lara.


Luan Daci, anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga puna, për shkak të akuzave për falsifikim dokumentesh.


Në kërkesë, Daci shkruan se është i pafajshëm dhe kërkon heqjen e ‘pezullimit nga puna’:


“Nuk kam falsifikuar asnjë dokument dhe nuk kam shkelur ligjin, ndaj më hiqni masën e pezullimit si gjyqtar i Kolegjit të Apelimit”.


Luan Daci akuzohet nga SPAK për fallsifikim dokumentash. Ai ka fshehur shkarkimin nga detyra e gjyqtarit në vitin 1997 nga dosja e aplikimit për komisioner të KPA-së. Më 20 maj, Gjykata e Posaçme e pezulloi atë nga detyra.

Më 25 maj, KPA pezulloi shqyrtimin e çështjeve ku anëtarë i trupës gjykuese është Luan Daci, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas