Një grup prej nëntë deputetësh të Partisë Demokratike kanë depozituar që në mars një kërkesë për ndryshimin e ligjit për festat zyrtare. Në kërkesën e tyre ata kërkonin që data 26 shkurt të shpallej ditë përkujtimore “ Dita e Kujtesës së Viktimave të Regjimit Komunist”.
Por duket se deputetët janë bërë “pishman” dhe e kanë tërhequr vetë këtë nismë.
Në relacionin që shoqëronte kërkesën e tyre, thuhej se regjimi komunist në Shqipëri shkaktoi mijëra viktima të pafajshme. “Shqiperia u shnderrua ne nje burg te madh. Te dhenat paraprake mbi burgimet, pushkatimet dhe intemimet , te nxjerra nga arkiva e Institutit Shteterot te Integrimit te te Pemdjekurve Politike, tregojne se: 1. Te ekzekutuar 6.023 vete; 2. Te vdekur ne burg 1.065 vete; 3. Te burgosur 17.300 vete; 4. Te semure mendore te motivuar politikisht 900 vete; 5. Te intemuar 180.000 vete; 6. Te vdekur ne intemim 9.000 vete. Po t’u shtojme ketyre shifrave edhe numrin e femijve te intemuar nen 14 vje9, qe nuk jane regjistruar dhe perfshire ne keto lista ne kampet e intemimeve, atehere rezulton se numri i pergjithshem i atyre qe kane pesuar drejtperdrejt persekutimin arrin mbi 300.000. Duke marre parasysh se gati 70% e tyre i perkasin periudhes deri ne vitin 1954, kur popullsia e vendit ishte afersisht 1.000.000 njerez, rezulton se 1/3 e asaj popullsie eshte denuar e persekutuar direkt ne burgje e kampe intemimi”, thuhet në relacion.
Më tej nëntë deputetët e djathtë thonë se rënia e regjimit komunist nuk u pasua me një hetim dhe ndëshkim ligjor të krimeve dhe të kriminelëve e se persekutorët nuk u perballën me drejtësinë, nuk u kërkua falje viktimave të genocidit komunist.
“Rjedhimisht edhe njohja dhe denoncimi i krimeve te komunizmit, ndergjegjesimi i opinionit publik shqiptar, sidomos i brezit te ri per ate tragjedi kombetare me pasoja te renda, ishte dhe eshte fare i dobet, nderkohe qe propaganda komuniste qe ende vazhdon ne politike, mediat, botimet, tekstet shkollore, filmat e periudhes se socializmit etj, ben punen e vet per motivimin e krimeve, madje edhe mitizimin e bemave te komunizmit. Nderkohe shteti demokratik nuk e ka kryer rolin e tij ne kete drejtim”, thuhet më tej. Deputetët e djathtë thonë se është shumë e dobishme edhe kujtesa duke propozuar edhe ngritjen e memorialeve, ngritjen e obeliskut të Viktimave dhe të Krimeve të Komunizmit”, kthimin në muze të burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, si burgu i Spacit apo të kampit të intemimit të Tepelenës.