Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry, nuk u takua me kryetarin e parlamentit Ilir Meta gjetë vizitës së tij të sotme në Tiranë.
Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet një njoftimi zyrtar nuk dha ndonjë shpjegim të detajuar lidhur me mungesnë e këtij takimi, por u mjaftua të thontë se axhenda e shkurtër e Kerryt në Tiranë, parashikonte vetëm takimet me Ramën dhe Bashën.
Sidoqoftë Kerry gjeti kohën të takohej me disa aktivistë të shoqërisë civile si dhe përfaqësues të mediave.
Një ndër to ishte Fatjona Mejdini, gazetare e Birn Albania.
Birn ka patur një përplasje me Ilir Metën, pasi i nxorri emrin në kuadër të aferës Cez.
Meta pak kohë më parë gjatë një dalje televizive të Arjan Çani do të shprehej, se George Soros ndërmjet gjërave të mira që ka bërë me paratë e tij në Shqipëri, i duhet thënë se ka edhe nga ata që nuk i përdorin siç duhet fondet që ai akordon, duke e patur fjalën qartazi për Birn.
Megjithatë Kerry sot u takua me një përfaqësues të Birn, por jo me Ilir Metën.
“Pata fatin te ndaja nje bisede sot se bashku me 7 te rinje te tjere me Sekretarin amerikan te Shtetit, John Kerry si perfaqesues te te rinjve shqiptare ne perpjekje tona modeste ne luften kunder korrupsionit dhe shtetit te se drejtes.
Persa i perket mediave i komunikova Sekretarit Kerry perpjekjet e gazetareve per te luftuar censuren dhe auto censuren dhe format e ‘buta’ te kapjes se medias qe shpesh perdoren nga politika.
Ndava me te dhe shqetesimin persa i perket mosfunksionimit te RTSH-se si nje television publik i shqiptareve i paguar me taksat e tyre dhe sesi refoma ne drejtesi i ndihmon ne menyre te drejteperdrejte edhe lirise se mediave ne vend”, – shkruan Fatjona Mejdini në Facebook.
Një gjë është e vërtetë :
Sekretari Kerri , ishte shumë i informuar për situatën në Shqipëri , gjë që duhet ti bëjë të mendohen mirë politikanët tonë .
Kerry eshte min i jashtem dhe si i tille ne axhenden e tij ish takimi me homologun shqiptar dhe kryeministrin.
Kapteri-´´president´´,i ndersyer nga Saliu,duke lene koqen e namit,ja dha vrapit ne aeroport,ku diplomati amerikan i dha vetem doren,ne fund te shkalleve te avionit.
Keto jane turpe dhe gallata historike.