Dieta ushqimore është thelbësore, duke qenë se nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH). Ndaj dhe përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve
Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Yndyrat mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite me radhë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshe dhe konfuzion. Duket se dieta ka rol kryesor në këtë patologji, ndaj dhe apeli kryesor mbetet ushqyerja në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar.
Problemi
Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë, gjithashtu ndryshe quhet hepatosteatoza ose steatoheoatitis. Për mëlçinë është normale të përmbajë disa yndyra por kur sasia e tyre është më shumë se 5-10% e peshës së saj, atëherë mëlçia quhet e dhjamosur. Shpesh nuk ka shenja (probleme) për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm. Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore. Yndyrat mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite me radhë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshe dhe konfuzion. Mëlçia është organi më i madh i trupit. Ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmurë deri në stadet e avancuara të sëmundjes.
Organi
Mëlçia kryen shumë funksione të rëndësishme ku përfshihen: shpërbërja e ushqimeve, ruajtjen rezervave të vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin, prodhon proteinat, prodhon lëngjet biliare për tretjen e ushqimeve, shpërbërjen e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme.
Shkaqet
Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi. Situata të caktuara siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të rriskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshë të mesme dhe me mbipeshë.
Shkaqet e mëlçisë së dhjamosur janë
Mëlçia e dhjamosur shkaktohet nga; përdorimi i tepërt i alkoolit, kequshqyerja, përdorimi i steroideve, toksiciteti nga acidi valporik, obeziteti, sindroma cushing, helmet, marrja e tetraciklinës në doza të larta, shtatzënia, diabeti, hiperlipidemia, humbje e shpejtë në peshë. Por ndodh që disa njerëz bëjnë dhjamosje të mëlçisë pa patur asnjë nga situatat e sipërpërmendura.
Shenjat
Mëlçia e dhjamosur mund të diagnostikohet me analiza gjaku dhe gjithashtu me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet më të shpeshta për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej ekos, skanerit, rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë. Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, procedurë e cila kryhet me age të veçantë. Më pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist.
Trajtimi
Mëlçia e dhjamosur shpesh herë nuk shkakton problem. Në këto raste quhet asimptomatike. Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika te pacientët mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë për është mirë të bëhen përpjekje. Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë. Duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë, me medikamente me ose të dyja mënyrat së bashku. Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme dhe të balancuar. Rrisni aktivitetin tuaj fizik. Kryeni kontrolle periodike të rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë. Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH), por përmirësimin e dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.
Ecuria
Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime ose mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situatë quhet steatohepatitis. Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet steatohepatitis alkoolik. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin dhe quhet steatohepatitis joalkoolik (NASH në anglisht). Me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë, kjo situatë quhet cirroza. Cirroza hepatike është një situatë serioze që çon në mosfunksionim të mëlçisë. Steatohepatitis jo alkoolik është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike.
Dieta ushqimore
Dieta ushqimore është thelbësore, duke qenë se nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose steatohepatitin jo alkoolik (NASH). Ndaj dhe përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve.
Konkretisht ja çfarë duhet të hani:
- -shmangni ushqimet yndyrore;
- -shmangni alkoolin dhe sheqerin;
- -përpiquni të kuptoni nëse trupi juaj po vuan nga mungesa e vitaminës B12;
- -shmangi yndyra shtazore, duke përfshirë gjalpë dhe qumësht, duhet të përdoren në mënyrë të kufizuar;
- duhet kufizuar konsumimi i mishit të kuq, margarinës, alkoolit dhe ëmbëlsirave;
- -të konsumohen më së shumti yndyra me orgjinë bimore, në krahasim me ato shtazore, edhe ato duhen përdorur me kujdes
- -për të pastruar mëlçinë e dhjamosur këshillohet të zëvendësohet mishi me peshkun dhe perimet
Meny:
Në mëngjes: mund të hani një fetë buke integrale dhe gjysmë filxhani me fruta pylli.
Në drekë: mund të hani salmon në zgarë, gjysmë filxhani të orizit integral dhe një frutë.
Në darkë: mund të hani pak gjoks pule në zgarë, gjysmë filxhani me perime me një lugë vaj ulliri.