Aktualitet

Këshilli Bashkiak/ Bashkia i jep pronat e saj privatit për ndërtim





               Publikuar në : 13:01 - 03/05/19 |
mapo.al

Në mbledhjen e parafundit të këshillit, Bashkia Tiranë vendosi që disa prej pronave të saj t’ua jap për zhvillim katër firmave ndërtimi. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha 40% e sipërfaqes së përfituar do të përdoret për nevojat që ka kryeqyteti si çerdhe apo banesa sociale.


“Është mëkat që qyteti vazhdon dhe zhvillohet nga privatët, ndërkohë ne nuk utilozojmë çdo rrip toke që rezulton shtet dhe i bashkisë në të gjitha këto zhvillime. I kam kërkuar kolegëve të Bashkisë që ne të marrim gjithmonë ofertën më të lartë të çdo privati pronar toke. Nëse privati ka marrë 30 apo 35, bashkia do të marrë 40 për çdo m2 që ka në zhvillim”, tha kryebashkiaku.



Veliaj u ndal edhe tek situata politike. Ai tha se mazhoranca është në garë me veten dhe shprehu bindjen se PS do të fitoj 61 këshilltarë në kryeqytet. “Kur shoh njerëz që thonë se si do ta menaxhoni bashkinë pa opozitën them si nga dita e parë e deri më sot. Kanë ikur që nga dita e parë në këtë qytet dhe nuk është habi që edhe për 4 vite të tjera të mos jenë. Megjithatë garën e kemi me veten”.


Një ndër vendimet që mori votën e anëtarëve të majtë ishte edhe Muzeu Kadare që do të hapet në shtëpinë e shkrimtarit të njohur. “Menjëherë pas këtij vendimi ne javën tjetër apo disa ditë më pas, ne do të kemi mundësinë të hapim zyrtarisht për publikun shtëpinë Kadare. Është një nga gjërat që është përfshirë falas edhe në kartën e studentit dhe kemi filluar edhe diskutimin me familjen Agolli”, tha Veliaj.

Po ashtu Bashkia dha pëlqimin për shitjen e aksioneve të Klubit Tirana, gara tha Veliaj do të jetë e hapur dhe transparente.

LEXO EDHE:

Vendimet e Këshillit Bashkiak të Tiranës/ Ina Zhupa: Të paligjshme

Pronat e Bashkisë te privati/ Çollaku: Votimi në Këshill, akt mafioz


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas