Aktualitet

Këshilli Bashkiak nesër miraton prishjen e Teatrit, Basha takohet me artistët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 14/05/20 |
mapo.al

Këshilli Bashkiak i Tiranës nesër miraton propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për prishjen e Teatrit Kombëtar. Bashkia e Tiranës e justifikon prishjen me një vendim te ekspertëve, ku sipas saj teatri është shumë i vjetër.


Me miratimin e këtij vendimi, i hapet rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë artistët dhe qytetarët e quajnë abuziv këtë vendim dhe kërkojnë që pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese, nuk mund të rrëzohet godina.


Në mbështetje të artistëve është edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai ka nisur një bashkëbisedim me artistët. Takimi ka nisur në orën 16:00, ku të pranishme janë edhe ish-deputetet Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi.


Sipas artistëve Bashkia e Tiran¥s ka plan që të rrëzojë Teatrit Kombëtar ditën e diel, ditë kur Tirana do jetë e mbyllur për shkak të masave nga koronavirusi.


Më herët presidenti Ilir Meta i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë vendimin e qeverisë që kalon në pronësinë e Teatrit Kombëtar, te Bashkia Tiranë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas