Një ditë pasi Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale i Këshillit të Evropës tërhiqini misioni e vëzhgimit, një deklaratë e sekretarit të përgjithshëm u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të zhvillojë zgjedhje sipas standarde demokratike. Deklarata thekson se zgjedhjet do t’i vëzhgojë nëpërmjet misionit të OSBE/ODHIR-it, ndërsa nuk përmend shkaqet e ngritura paraprakisht për mos dërgimin e misionit.
Këshilli i Evropës i bëri thirrje Shqipërisë që t’i organizojë zgjedhjet e 30 qershorit në përputhje me të gjitha standardet dhe detyrimet ndërkombëtare për të zhvilluar një proces zgjedhor demokratik.
Deklaratë e zëdhënësit të sekretarit të përgjithshëm të organizatës, thekson se po ndiqet me shumë vëmendje gjendja në Shqipëri para zgjedhjeve të 30 qershorit.
Më tej deklarata kujton marrëdhënien e gjatë dhe të qëndrueshme të Këshillit të Evropës me OSBE/ODHIR-in, i cili ka dislokuar një mision afatgjatë vëzhguesish për zgjedhjet e së dielës.
Deklarata nuk e përmend faktin e tërheqjes së misionit të vëzhguesve të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale, që më herët përmendi si shkak pasigurinë e zhvillimit të zgjedhjeve, por edhe çështjen e sigurisë në disa zona në Shqipërisë.
Vonë të mërkurën, një deklaratë e presidentit të Kongresit të Autoriteteve Rajonale e Lokale që thoshte se nuk kishte monitoruar ndonjëherë zgjedhje me një kandidat u hoq nga faqja zyrtare.