Thursday, March 30, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Këshilli i Europës: Zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin demokratike, ra besimi i qytetarëve

by mapo.al
07/02/2020
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Delegacioni i nivelit të lartë të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, në përfundim të misionit të tij në Tiranë, ka arritur në përfundime që rrëzojnë gjithë procesin e votimeve të 30 qershorit. Drejtuesit e delegacionit të KiE, në qëndrimet finale që mbajtën pas njohjes me situatën në Shqipëri, me një gjuhë direkte, pranojnë se 30 qershori nuk garantoi zgjedhjet demokratike dhe nuk i shërbeu pluralizimit në vend.

Gunn-Marit Helgesen, Presidenti i Dhomës së Rajoneve të Kongresit thotë hapur se zgjedhjet nuk ishin demokratike. “Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”, deklaroi Gunn-Marit Helgesen.



Presidenti i Kongresit, Anders Knape, duket iu referuar 30 qershorit thotë se nuk ka shtet normal pa demokraci funksionale ne nivelin lokal, duke nënkuptuar se votimet një partiake nuk mund të quhen demokratike. “Nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e Shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Kongresi do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për konsolidimin e vetëqeverisjes territoriale me anë të krahasimit dhe bashkëpunimit të synuar. Forcimi i konsultimeve midis qeverisë qendrore dhe nivelit lokal dhe luftës kundër korrupsionit janë të një rëndësie të veçantë për Kongresin në këtë drejtim”,– tha Knape.

Delegacioni i nivelit të lartë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës që vizitoi Shqipërinë, përbëhej nga Presidenti i Kongresit Anders KNAPE (Suedi), Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn-Marit HELGESEN (Norvegji) dhe Presidenti i Dhomës së Autoritetet Lokale, Xavier CADORET (Francë).

Drejtuesit e misionit takuan Presidentin e Republikës, Zëvendës Ministrin e Brendshëm, Kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Kryetarin e Partisë Demokratike të opozitës, etj. kryetari i Bashkisë së Tiranës, përfaqësues të trupit diplomatik ndërkombëtar, OJQ-të dhe shoqatat e vetëqeverisjes territoriale si dhe Avokati i Popullit.

Tags: Anders KnapeGunn-Marit HelgesenKëshilli i Europëszgjedhjet e 30 qershorit

JU SUGJEROJME

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
Kryesore

Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë

30/03/2023
25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh

29/03/2023
Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
Economi

Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension

29/03/2023
Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë
Kryesore

Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë

28/03/2023
Next Post
Anti-shpifja/ Ekspertët e Komisionit të Venecias zbarkojnë në Tiranë

Anti-shpifja/ Ekspertët e Komisionit të Venecias zbarkojnë në Tiranë

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Forumet UET, CEO i Century 21: Sektori i Pasurive të Paluajtshme, alternativë punësimi për të rinjtë
  • 25 VITE MË PARË/ Shqipëri- Serbi, trafik armësh
  • Studimi në revistën Economicus: Sa më të arsimuar, aq më të interesuar për planifikimin e daljes në pension
  • 25 VITE MË PARË/ CIA vjen në Tiranë
  • Elvin Omarov, ukrainasi që ndjek studimet në UET: E zgjodha universitetin nga përshtypjet pozitive të miqve shqiptarë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In