Aktualitet

Këshilli i ri Kombëtar, Basha: Urë bashkëpunimi me shoqërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:09 - 18/07/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të listës fituese me 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD.






Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka shprehur mirënjohjen për delegatët që morën pjesë dje në Kuvendin Kombëtar.


Ndërkaq, këshilli i ri, thotë ai do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë.







<
>
6a91295e-e8a5-4811-a2b8-4dcfb31b3d85 bb0f3951-7036-4e02-add7-2db5e24f066c 90c8e589-f1a1-466c-81d9-f9221286adf7 badb54d4-1c38-4205-ba8f-13f37108e4e7 4cde50e0-8027-4079-bafd-5bd72e3b9fb4 9818f57a-5dad-4fae-a89e-241b015d961c 81d980ef-cd6e-4ae5-9253-d221eebbc046 06b1247b-1973-497f-84df-9036efc6eb58 a551b03a-5d20-4b6e-9145-2bcebcf92df7

Mesazhi i plotë:
Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur!



Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie.

Lexo edhe :  "Më thanë se e mbështetën Bashën prej meje", Berisha i kërkon falje demokratëve


Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

LEXO EDHE:

Partia Demokratike shpall listën fituese, anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar

1


Etiketa: , , ,

Pas