Aktualitet

Këshilli Kombëtar miraton datën, zgjedhjet për kryetarin e PD më 13 qershor














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:36 - 16/05/21 |
mapo.al

PD shkon në zgjedhje për kryetarin e partisë më datë 13 qershor. Këshilli Kombëtar ka miratuar propozimin e Kryesisë së PD. Mësohet se asnjë anëtar nuk votoi kundër datës 13 qershor që u propozua nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ndërsa mori miratimin e 238 anëtarëve






Deri më tani kandidatë të shpallur për kryetar janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, teksa të tjerët do të kenë kohë nga 16 maji deri më 22 maj. Më pas nis fushata brenda PD nga 24 maji deri më 11 qershor kurse më 13 qershor demokratët votojnë sipas parimit një anëtar-një votë për kryetarin.


Po ashtu me asnjë votë kundër është miratuar edhe Komisioni Zgjedhor në PD me kryetar Jemin Gjatën dhe anëtarë Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani.  Ndërkohë anëtar zëvendësues do të jetë Çlirim Gjata.

Lexo edhe :  Nishani në Këshillin Kombëtar: PD në dëshpërim, s'fitoi përballë gangsterëve








LEXO EDHE:

Përfundon mbledhja, Kryesia e PD miraton 13 qershorin për zgjedhjen e kryetarit

11


Etiketa: ,

Pas