Kryesore

Këshilli Politik/ Zbulohen 3 kërkesat e opozitës: Reforma zgjedhore të mbarojë deri në 31 maj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 11/05/20 |
mapo.al

Përfaqësuesit e opozitës në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bykykbashi i Partisë Demokratike dhe Petrit Vasili i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkuan mbylljen sa më shpëjt të reformës zgjedhore, duke e rinisur atë me propozimet e opozitës të lëna pa përgjigje nga qeveria.


3 janë kërkesat e opozitës:


1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.
2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.
3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.




Etiketa: , ,

Pas